Nga Shqipëria / E Hënë 12 Shkurt 2018, 12:12

Pasi Ledina Çelo akuzoi Elvanën për 'playback', Besa i kundërpërgjigjet duke ja mbyllur gojën

Elvana Gjata pas rikthimit të saj në Shqipëri ka qenë përherë e më shumë në qendër të vëmendjes, e kjo pas koncertit të saj privat që u zhvillua në ditën e lindjes së saj, ku ajo prezantoi për një publik të përzgjedhur albumin e saj të radhës në gjuhën shqip.

Ky recital u transmetua së fundmi në Top Channel, por mesa duket jo të gjithë kanë qenë në mbështetje të këngëtares dhe e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre. Njëra prej tyre ka qenë këngëtarja Ledina Çelo e cila ka postuar në instastory një foto të shkëputur nga koncerti dhe përmbi të ka shkruar ‘Pse playback o zemër’.

Mirëpo edhe pse Elvana nuk ka dashur të reagojë mbi këtë gjë, ka qenë mikja e saj këngëtarja Besa Kokëdhima ajo që i kundërpërgjigjet Ledina Çelos nëpërmjet një postimi.

Ajo ka postuar një video të shkëputur nga salla e koncertit ku Besa ishte e pranishme në të cilën shihet Elvana duke kënduar. Ajo përmbi foto ka shkruar: “Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe” - u shpreh Besa.

Këngëtarja nuk është ndalur me kaq por ka vijuar të postojë akoma në mbështetje të Elvanës.

“Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” - përfundon Besa në rrjete sociale.