Kiara Tito dhe Butrint Imeri kanë qenë dy nga personazhet më të përfolur kohët e fundit për shkak se është aluduar se dyshja është në një lidhje, që të dy personazhet e njohur e kanë mohuar. Por pavarësisht se asnjë nga ata nuk e pranon, shpesh herë janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur publikisht për këtë temë, duke u shprehur se mes tyre nuk ka një lidhje por janë thjesht miq.

Për këtë arsye Kiara është shprehur se ky do të jetë Shën Valentini më i keq për të.

"Ky është Shën Valentini më i trishtë sepse më kanë bërë të lidhur me Butrintin", u shpreh Kiara.



