Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Shkurt 2018, 19:07

Video ku vajza e Albanit dhe Miriamit është duke kënduar këngën’ Dhurata’ do t’ju shkrijë zemrat

Para disa kohësh Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikuan bashkëpunimin e tyre , një këngë që ishte dedikim për vajzën e tyre Amelie dhe që titullohesh Dhurata.

Kjo këngë u kthye shumë shpejt në një hit dhe sidomos për të gjithë prindërit të cilët e kthyen në himn që ja dedikonin fëmijëve të tyre. Mirëpo ajo prapë ngelet kënga e Amelis dhe ajo e di shumë mirë këtë gjë, pasi vogëlushja e ka mësuar aq mirë atë këngë saqë e këndon gjithmonë.

Këtë gjë na i ka treguar së fundmi Miriami, e cila ka postuar një video në Insta Story ku shihet Ameli duke kënduar vargjet e këngës së famshme ‘Dhurata’.