Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Shkurt 2018, 18:06

Xheni ende e dashuruar me Benardin! E pranon publikisht: Dua të rikthehem me të

Xheni dhe Benardi kanë qenë një nga çiftet më të komentuara dhe të pëlqyera nga ana e publikut. Edhe pse i dhanë fund lidhjes së tyre ata gjithmonë kanë qenë në vëmendje të mediave për shkak të postimeve të ndryshme që kanë bërë të cilat mendohet se i kanë për njëri-tjetrin. Por edhe pse së fundmi Xheni është përfolur se është në një lidhje me Olsin, një tjetër konkurrent të BB9, ajo së fundmi ka zbuluar se ende shpreson për një rikthim me Benardin.

Ish konkurrentja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Oktapod’ mbrëmjen e djeshme, ku ka treguar publikisht se do donte të rikthehej me Benardin.

"E kam menduar të rikthehem. Do ja lej kohës. Nëse dy persona janë destinuar për të qenë bashkë, do lidhen prapë", tha Xheni.

Më pas moderatori i emisionin Turi i ka thënë se ai sheh pasion tek lidhja e tyre dhe Xheni i është përgjigjur: “Po ku gjendet Benard tjetër njëherë".

Pse kaq i mirë është Benardi e pyeti Turi. "Po është i mirë. Ai nuk më ka tradhtuar kurrë", u shpreh Xheni.