Ditën e sotme qarkulloi lajmi se aktori i njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë në pritje të një fëmije. Gjithë aludimet filluan kur këngëtarja e njohur e pranishme në një event së fundmi është fotografuar me barkun rrumbullakosur. Kjo ka mjaftuar që të gjitha mediat të fillojnë të shkruaj se çifti i njohur është në pritje të ëmbël.

Pak orë pasi ky lajm bëri xhiron në të gjitha mediat, vjen edhe reagimi i Xhensilës e cila nëpërmjet një fotoje të publikuar në InstaStory, ku shfaqet së bashku me Besin ka shkruar ‘Na zbuluan’, duke i bërë portalet online të mendojnë se ajo vërtet është në pritje të një fëmije.

Por një gjë e tillë nuk është e vërtet pasi ata kanë bërë një postim të dytë ku kanë përgënjeshtruar gjithçka. 'Ironi jo konfirmim', ka shkruar Xhensila në isnta story, duke sqaruar se kanë bërë një ironi me mediat të cilat për të disatën herë aludojnë se çifti i njohur do të bëhet me fëmijë.



