Që pas lajmit që shumë shpejt në ekranin e televizionin Vizion Plus do të fillojë spektakli ‘Dancing with the Stars’ kanë filluar edhe aludimet se cilët do të jenë personazhet Vip që do të marrin pjesë dhe sigurisht kush do të jetë prezantuesja.

‘Dancin with the Stars’ ka më shumë se dy vite që nuk transmetohet dhe më përpara këtë spektakël e ka moderuar çdo vit prezantuesja e njohur Amarnda Toska, por këtë herë nuk do të jetë Ami ajo që do të drejtoj por një figurë tjetër e njohur.

Sipas burimeve pranë ‘Gazetës Express’ përflitet se ky edicion i është besuar aktores shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Turqi, Almenda Abazit.

Almenda prej vitesh është larguar drejt Turqisë ku dhe po vazhdon karrierën e saj atje, ku dhe është martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan SayıÅ?man. Ndërkohë mendohet se kjo do jetë një sfidë për aktoren e cila kurrë më parë nuk ka prezantuar një spektakël të tillë. Kujtojmë se ajo ka qenë bashkë prezantuese me Adrit Gjebrean përpara disa vitesh në Kënga Magjike. Gjithashtu pritet që te konfirmohet edhe se cili do të jetë bashkë-prezantuesi në krahë të Almedës.



