U bë më shumë se një vit që këngëtari i ri Ergi Dini u nda nga jeta në një aksident që tronditi gjithë shqiptarët në nëntorin e vitit të kaluar. Por edhe pas kaq kohësh motra e tij këngëtarja Barbara Dini e shpreh gjithmonë dhimbjen e madhe që pati nga kjo humbje dhe shumë herë ajo e rikujton vëllain e saj, duke i dedikuar atij edhe statuse shumë emocionuese.

Barbana së fundmi e ka rikujtuar vëllain e saj, i cili u nda nga jeta në një moshë shumë të re duke e lënë ëndrrën e tij përmes, nëpërmjet një fotoje, në përshkrim të së cilës ka shkruar dy fjalë për të.

“Nje pjese e imja iku bashke me ty,per te mos u kthyer me kurre…Mungesen tende nuk e mbush as gjithe bota!”- shkruan ajo duke i emocionuar të gjithë ndjekësit të cilët e kanë ngushëlluar atë.



