Mbrëmjen e kaluar në Itali është arrestuar një skifter shqiptar 36-vjeç i cili edhe pse është dëbuar plotë 6 herë nga Italia përsëri ka hapur telashe.
Ai është arrestuar ditën e djeshme në Sant’Ilario d’Enza, në një lokal pasi kishte thyer disa gota dhe tavolina dhe kishte ofenduar pronarin.

Kjo ishte hera e 6 që ai ishte arrestuar nga autoritetet italiane, hera e fundit kishte qenë në 16 qershor të vitit të kaluar kur është dërguar nga Bolonja direkt në Tiranë me avion. Mirëpo mesa duket skifteri shqiptar nuk ka zënë mend dhe këtë herë është futur përsëri në probleme.
Ai njihet nga policia italiane për grabitje të ndryshme, rezistencë ndaj autoriteteve dhe drejtim mjeti pa patentë.

