Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Shkurt 2018, 14:02

Plagosën me thikë futbollistit shqiptar, arrestohen dy reperat e famshëm italian

Një javë më parë një futbollist shqiptar Aldi Shpliati u qëllua me thikë nga disa persona të cilët pasi kryen krimin ja mbathën. Por pas kaq ditësh dy autorët e ngjarjes janë arrestuar dhe bëhet fjalë për dy repera të njohur Italian të cilët janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

Aldi Shpliati është sulmues i skuadrës së Arcentanas dhe u godit katër herë me thikë pas një konflikti  që pati me dy reperat në një stacion treni.

Në fillim u arrestua reperi italian, Yuri Margini, 20 vjeç, me banim në Viano të Italisë, tepër i ndjekur në rrjetet sociale është arrestuar si autori i sulmit me thikë. Ndërsa dje në mbrëmje u arrestua në Genova dhe Emilio Finizio, 36 vjeç po me banim në Viano të Italisë.

Siç është bërë e ditur dy djemtë ishin përgatitur që të mbanin mbrëmjen e sotme një koncert në Torino. Ndërkohë shqiptari pas një ndërhyrje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.