Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Shkurt 2018, 14:02

Pasi pranoi se është gay, biznesmeni shqiptar rrëfen dhunën e përjetuara në fëmijëri dhe pasurin 7 milionë euroshe

Biznesmeni Elton Ilirjani u bë shumë i njohur për publikun shqiptar pas deklaratës që bëri në emisionin Opinion se ishte gay. Që nga ai moment ai mori vëmendjen e shumë mediave dhe ka qenë i ftuar në shumë emisione për të folur për të qenit ndryshe dhe vështirësitë që ka përjetuar për këtë fakt.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i pranishëm në emisionin ‘Zone e Lirë’ me Arian Çanin, ku ka rrëfyer më shumë detaje për jetën e tij dhe fëmijërinë e vështir që ka pasur në Tepelenë. Ashtu siç tregoi edhe moderatori, Eltoni është fëmija i parë nga një martesë e dytë sepse që të dy prindërit e tij janë martuar në moshë të madhe pasi kanë pasur martesa të mëparshme. Babai  i Eltonit ishte i ve me tre fëmijë dhe nëna e tij ishte e divorcuar me po ashtu tre fëmijë kur u martuan së bashku.

“Unë kam pasur fatin që jam rritur në një familje me mendje shumë të hapur. Kuptohet që kur isha i vogël kisha sjellje ndryshe nga çunat e tjerë dhe njerëzit mund ta konsideronin si diçka shumë të keqe, por prindërve të mi nuk u ka interesuar çfarë mendonin të tjerët. Gjyshja ishte njeri shumë i rëndësishëm në jetën time, që më ka bërë mua ky që jam sot. Ajo e kuptoi që unë i kisha qejf kukullat dhe duke qenë që nuk mund t’i blinim, m’i bënte vetë. Ajo më la 40 kukulla deri në momentin që u nda nga jeta.”-rrëfeu biznesmeni i njohur, duke treguar më tej se jashtë shtëpisë, çdo gjë ishte ndryshe.

“Kur shkoja në klasë, të gjithë më shihnin me përbuzje dhe inat, kuptohet, sepse isha fëmijë nga një martesë e dytë. Më linin në fund të rreshtit, nuk më dhanë as shaminë e pionerit dhe shumë mirë bënë që nuk ma dhanë se nuk e doja. Më grisën përparse dhe rrija në fund të rreshtit me përparëse të grisur dhe prekja veten për të ndjerë dashurinë që më jepte prekja e nënës dhe e gjyshes. Kanë qenë momente shumë të vështira, por që më bënë shumë të fortë.”-u shpreh Ilirjani.

Ndër të tjera ai ka treguar se drama e vërtetë ka ndodhur në klasën e parë, në ditën e parë të shkollës, kur mësuesja e kishte dhunuar. “Ka qenë e vetmja goditje, e para dhe e fundit që kam marrë në jetën time. Ka qenë dita e parë e shkollës. Mësuesja na dha një detyrë që të vizatonim vija të pjerrëta. Ndërkohë që klasa nuk arrinte të bënte dot dy vija, unë mbusha gjithë faqen dhe përfundova me fletore të grisur, një pëllëmbë dhe shkulje flokësh.”-tregoi biznesmeni i njohur në studion e emisionit.

Pavarësisht të gjitha vështirësive që k jetuar jeta e tij sot është ndryshe pasi Eltoni është një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri që numëron një pasuri prej 7 milion eurosh.