Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Shkurt 2018, 13:01

Luana ‘sulmohet’ nga portalet, por Besa Kokëdhima i del në mbrojtje me një reagim që nuk pritej

Luana Vjollca mund të themi se është një nga personazhet që gjithmonë komentohet jo vetëm për profesionin e saj, por edhe për jetën personale. Ajo së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të ndarjes së supozuar nga i dashuri i saj Krenar Çoçaj, ndarje kjo që u përgënjeshtrua nga disa burime të paidentifikuara.

Mirëpo përveç kësaj ajo është bërë pjesë e mediave dhe për shkak të pushimeve që po bënë me motrën e saj në Zvicër, ku moderatorja është tallur nga disa portale për shkak të një detaji që është vënë re në një foto që ajo ka postuar.

Arsyeja ka qenë përdorimi i disa syzeve të diellit, të cilat sipas atyre portaleve nuk përdoret në ambientet e skiimit ku ndodhet aktualisht prezantuesja.

Por edhe pse Luana nuk ka dashur të reagojë mbi këto lajme, ka qenë këngëtarja Besa Kokëdhima ajo që nuk ka rezistuar dot dhe i ka bërë një replikë këtyre mediave.

Ajo ka postuar lajmin në insta storyn e saj dhe përmbi foto ka shkruar: ““Ju e dini që syzet janë të domosdoshme në borë, apo jo?! Keni dëgjuar ndonjëherë që reflektimi i rrezeve të diellit dëmton sytë?”