Ditën e djeshme në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News 24 të gjithë ndjekësit janë përlotur me historinë prekëse të Linditës një 36-vjeçare e cila vuan prej vitesh nga kanceri dhe surprizën e veçantë që asaj i ishte përgatitur.

36-vjeçarja e cila jeton në Berat përpara 13 vitesh u diagnostikua me kancer, sëmundje kjo që i mori këmbën e majtë. Por pas kurimeve të vazhdueshme kjo sëmundje ju rishfaq dhe Lindita kërkoi ndihmën e këtij emisioni për të pasur një shtëpi afër spitalit.

Dëshira e saj u plotësua nga stafi i emisionit, por së bashku me lajmin se ajo u bë me një shtëpi erdhi edhe një befasi tjetër që përloti jo vetëm atë por edhe të gjithë shikuesit.
Ndërkohë që Lindita ndodhej në spital për të marr mjekimin, në dhomën e saj janë shfaqur Aurela Gaçe dhe Sidrit Bejleri të cilët ishin veshur si dy mjek. Në një moment Aurela ju afrua për ti matur tensionin dhe aty tha: “Unë nuk marr vesh nga këto punë, por kam ardhur për tjetër gjë!”

Në këtë moment Lindita e ka njohur zërin e Aurelës dhe ka shpërthyer në lot, e pa u qetësuar ende edhe Sidriti hoqi maskën dhe reagimi i saj ishte shumë emocionues.

Shihni videon:


