Ditën e djeshme lajmi që moderatorja e njohur Luana Vjollca dhe biznesmeni kosovar Krenar Çoçaj i kishin dhënë fund lidhjes së tyre bëri xhiron në të gjitha mediat online.

Sipas burimeve të ndryshme dyshja prej disa ditësh kishin pasur një krisje në marrëdhënien e tyre dhe për këtë arsye i kishin dhënë fund gjithçkaje, madje u përfol se edhe dasma që do organizonin në verë ishte anuluar. Çdo gjë filloi të ishte më e dyshimtë pasi Luana nuk e ndjek më Krenarin në Instagram.

Mirëpo pas gjithë këtyre lajmeve që bërën zhurmë e vërteta qëndron ndryshe, pasi çifti jo vetëm që nuk i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë, por po shijojnë edhe disa pushime të mira së bashku në Zvicër.

Sipas burimeve pran ‘Express’ mes Luanës dhe Krenarit nuk ka pasur kurrë ndarje, madje ata janë shumë të lumtur pran njëri-tjetrit në pushimet në St. Moritz.

"Luana dhe Krenari janë mirë dhe janë duke pushuar në st. Moritz. Ata kanë një lidhje të shëndoshë dhe se për momentin janë të lumtur", ka thënë burimi.



