Nga Shqipëria / E Premte 9 Shkurt 2018, 19:07

E 'zhdukur' prej 3 vitesh, rikthehet më në fund Aida Shtino e emisionit ‘Njerëz të humbur’

Të gjithë e mbajnë mend prezantuesen e njohur Aida Shtino e cila me emisionin ‘Njerëz të humbur’ u kthye në një nga moderatoret më të ndjekura përpara 3 vitesh. Por që pas mbylljes së emisionit të saj, ajo u zhduk nga ekranet shqiptare dhe sot pas 3 vitesh ka dhënë një intervistë për ‘Pasdite në Top Channel’, ku ka rrëfyer se çfarë ndodhi vërtet me emisionin e njohur dhe se çfarë planesh ka në të ardhmen.

Prezantuesja ka treguar se gjatë këtyre 3 viteve ajo nuk është marr me asgjë, pasi ka pasur një periudhë reflektimi mbi jetën e saj.

“Kjo periudhë 3-vjeçare ishte pushim, analizë me veten time dhe një lloj reflektimi”, shprehet Shtino.
Ajo e emocionuar ka kujtuar edhe momentet kur u kthye nga Greqia dhe ju përkushtua televizionit .

“Sapo ishte zhvilluar ndeshje Shqipëri-Greqi, ku ne fituam dhe andej u acaruan marrëdhëniet. Djali më erdhi nga shkolla duke qarë një ditë e më tha që e kishin ngacmuar ngaqë ishte shqiptar. Aty diskutuam dhe menduam të ktheheshim. E nisa karrierën te Telenorba, në emisionin “Ku je”. E nisa pas kuintave, me organizimin e emisionit, por vajza që e prezantonte e la emisionin dhe më provuan mua”, rrefen Shtino.

Ndërsa për emisionin që e bëri të njohur ‘Njerëz të humbur’ Aida është shprehur se: “Historitë e njerëzve në atë emision më kanë bërë njeri më të mirë”, por kujton se ka pasur edhe kërcënime. Kam marrë kërcënime, sidomos kur kërkonim vajza të humbura, pasi hasnim në rrjete trafikantësh. Një herë, në zyrë më kishte ardhur një letër ku shkruhej se vajza që kërkonim ndodhej në adresën e shtëpisë sime. Aty u alarmova dhe kam njoftuar policinë.”

Megjithatë ajo nuk ka treguar se nëse ky emision do të ketë një rikthim, por ka rrëfyer planet e saj dhe romanin e ri që shumë shpejt do të hedh në treg.

“Njerëz të humbur është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri e përkushtim. Nuk doja që të ndërpritej dhe ndërprerja nuk është bërë për fajin tim. Aktualisht, po shkruaj një libër me historitë që kam dëgjuar. Jam në hapat e parë, por besoj se do të jetë një roman historik”, ka përfunduar ajo.