Nga Shqipëria / E Premte 9 Shkurt 2018, 19:07

Sinan Hoxha rrëfen detajet e njohjes me Andrrën, historia që emocionoi publikun

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë padyshim një nga çiftet më simpatik të showbizit shqiptar dhe publiku është gjithmonë kurioz për jetën e tyre. Ata së fundmi kanë qenë të ftuar tek emisioni ‘Rudina’ ku kanë folur për biznesin e tyre më të ri dhe për historinë e dashurisë, që siç ka treguar edhe këngëtari i njohur ka qenë shumë e veçantë.

Sinani ka rrëfyer se dashuria me Andrrën ka qenë që me shikim të parë. Që në momentin e parë që ai e ka parë bashkëshorten e tij ka thënë me vete sikur të ishte gruaja ime kjo.

“O Zot sikur të ishte gruaja ime kjo mendimi i parë në çastin e parë që kam parë Andrrën, dashuri me shikim të parë,”-theksoi këngëtari i njohur i emocionuar.