Nga Shqipëria / E Premte 9 Shkurt 2018, 18:06

Kjo nuk pritej! Ndahet Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, çifti anulon martesën

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, mirëpo pavarësisht se dyshja u pa shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe ai madje ishte i pranishëm dhe në dasmën e Marina Vjollcës, kurrë nuk e konfirmuan publikisht marrëdhënien e tyre.

Por pa u konfirmuar mirë duket se dyshja i ka dhënë fund lidhjes e cila siç aludohej këtë verë do të kurorëzohesh me martesë. Lajmin e ka bërë të ditur ‘Dielli Online’ i cili ka shkruar se marrëdhënia mes tyre prej kohësh ka pësuar një krisje, dhe moderatorja e njohur dhe biznesmeni nga Kosova kanë vendosur ti japin fund gjithçkaje.

Duke qenë se kjo ndarje mund të quhet përfundimtare, mendohet se edhe dasma që do të mbahesh në verë është anuluar.

Ndërkohë sipas ‘Xing.al’ Luana nuk e ndjek Krenarin në Instagram, gjë që e vërteton edhe më shumë ndarjen e tyre.

Sakaq moderatorja ditët e fundit është larguar nga Shqipëria dhe është me disa pushime dimërore në Zvicër së bashku me Getoarin dhe motrën e saj Marina Vjollca. Ndërsa Krenari është në Kosovë dhe po përballet  me drejtësinë për shkak të një sherri që ka ndodhur në 2015.