Nga Shqipëria / E Premte 9 Shkurt 2018, 17:05

Serbët harxhojnë shuma të majme për tu martuar me vajzat shqiptare, arsyeja do t'ju habisë

Pavarësisht konflikteve të ndryshme që Shqipëria dhe Serbia kanë pasur ndër vite mesa duket martesat mes dy vendeve sapo shkojnë e po rriten çdo vit  dhe kemi pasur plotë raste kur një shqiptare dhe një serb kanë krijuar familje dhe kanë jetuar shumë të lumtur së bashku.

Sipas një artikulli të fundit që gazeta serbe ‘Blic’ ka shkruar është bërë e ditur se shumë serb të profesioneve të ndryshme qofshin ata pilot, inxhinier, mjek etj, kërkojnë çdo vit e më shumë të martohen me vajza shqiptare duke u shprehur se nuset nga vendi ynë janë besnike dhe shtëpiake të mira.

Një nga shembujt më të mirë ka qenë edhe martesa mes një serbi të quajtur Zorana dhe një vajze shqiptare nga Shkodra të quajtur Edmonda.

‘Blic’ shkruan se u dashuruan me shikim të parë dhe u kurorëzuan pas tri ditësh. Në fillim kuptoheshin vetëm me shikime, pasi  Zorani s’e dinte asnjë fjalë shqipe e bashkëshortja e tij Edmonda asnjë fjalë serbe. Por edhe pse kanë kaluar vite që nga kjo martesë serbët janë duke kërkuar çdo vit e më shumë që të martohen me shqiptare, dhe këtë gjë e konfirmon dhe pronari i një agjencie për martesa.

Mikelo Jovanovic ka treguar për një intervistë se pasi kryhet procesi i fejesës brenda 15 ditëve dhëndri serb shkon për të marrë nusen.

“Të gjitha shpenzimet i paguan dhëndri potencial i cili kthehet sërish në Shqipëri për fejesë. Pas fejesës, brenda 15 ditësh, dhëndri shkon për ta marrë nusen”, ka treguar ai.

Ndër të tjera ka rrëfyer se kryesisht vajzat shqiptare janë me arsim fillor dhe të mesëm, por ka dhe nga ato që janë me arsim të lartë dhe kërkojnë që edhe bashkëshortët serb të jenë me arsim dhe të dinë anglisht.

“Shqiptaret që martohen janë kryesisht me shkollim fillor e të mesëm, e sipas një rregulli të pashkruar pothuaj të gjitha e flasin gjuhën angleze ose italiane. Janë shumë të talentuara në këtë plan e gjuhën serbe e mësojnë pas dy muaj martese. Në mesin e tyre ka edhe intelektuale, porse ato kërkojnë që bashkëshortët të jenë të arsimuar dhe të dinë anglisht”, shprehet ai.

Mësohet se të gjitha shpenzimet kushtojnë rreth 5000 euro, pagesa bëhet pas martese dhe se nusja dhe familja e saj nuk paguajnë asgjë.