Nga Shqipëria / E Premte 9 Shkurt 2018, 17:05

Fansja e pyet për pasurin, Lori Hoxha i jep mesazhin domethënës që askush se priste

Lori Hoxha është padiskutim një nga vajzat që shpesh herë bëhet pjesë e lajmeve në mediat online për shkak të jetës luksoze dhe veshjeve të shtrenjta. Ajo përveç të tjerave duke qenë se ka një numër të madh ndjekësish, në fotot e saj janë të shpeshta komentet që shpesh herë e sulmojnë blogeren për shkak të fotove që poston.

Mirëpo ajo rrallë herë u kthen përgjigje dhe këtë herë blogerja i ka kthyer një përgjigje të papritur njërës prej vajzave që i ka kërkuar një këshill për gjithë vajzat e reja.

"Cili është mesazhi jot për ato vajza që nuk kanë lindur në pasuri dhe që mundohen të fitojnë çdo gjë në jetë me forcat e veta?", i ka komentuar fansja.

Në këto moment Lori nuk ka ngurruar ti kthej përgjigje, duke i dhënë një mesazh vërtet domethënës: "Bravo i qoftë, të punojnë cdo ditë! Të nisurit nga 10, ndryshe nga 0, nuk do të thotë që nuk duhet punuar çdo ditë. Te gjithë që nuk kanë para duan para, e kush ka para do gjithmonë më shumë para. Do të gënjenin nëse do të thonin ndryshe", shkruan Lori.