Nga Shqipëria / E Premte 9 Shkurt 2018, 15:03

Pas postimeve të vazhdueshme krah Xhenit, Olsi bën deklaratë dashurie

Ata të dy janë padiskutim dy nga ish-banorët e Big Brother më të komentuar  të momentit dhe kjo pasi së fundmi është aluduar shumë se mes Olsit dhe Xhenit po ndodh diçka më shumë sesa një miqësi. Dyshja është parë shumë afër njëri-tjetrit.

Që pas kthimit të Xhenit nga Italia ata kanë qenë të pandarë dhe kanë postuar vazhdimisht foto me bashkë. Ndërkohë të gjithë filluan të dyshojnë se midis tyre po lind një ndjenjë tjetër dhe kjo pasi Olsi në një intervistë përpara pak javësh deklaroi se ishe në lidhje me një vajzë brune dhe nga ana tjetër Xheni nuk rresht së bëri dedikime dhe statuse dashurie.

Madje ditën e djeshme ata i kanë ngritur më shumë dyshimet kur gjatë një videoje live janë pyetur nga fansat nëse janë të lidhur dhe e kanë mohuar këtë gjë në një mënyrë jo shumë bindëse.

Pas gjithë këtyre gjërave, Olsi i ka bërë edhe më shumë lëmsh ndjekësit  e tij pasi postoi në Insta Story një deklaratë dashurie, duke mos zbuluar se për kë e ka.

‘Personazhi kryesor i ëndrrës sime më të bukur’ shkruan ai në postimin e tij të cilën e ka shoqëruar ne një çift të dashuruar. Ta ketë vallë për Xhenin?