Nga Shqipëria / E Premte 9 Shkurt 2018, 14:02

Greta Koçi në një lidhje? Eni i zbulon publikisht sekretin motrës

Greta  dhe Eni Koçi përherë e kanë treguar marrëdhënien e veçantë që kanë mes tyre dhe shpesh herë ato kanë rrëfyer se më shumë se motra janë edhe shoqe të ngushta, që çdo sekret ja tregojnë njëra tjetrës.

Mirë po edhe pse Greta shumë herë përpiqet që jetën e saj personale ta mbaj sa më në privatësi, mesa duket motra e saj e vogël pak minuta më parë i ka zbuluar një sekret.

Ajo ka shpërndarë një foto pak ku shfaqet një vajzë e re dhe një grua e moshuar dhe nën to, përshkrimet përkatëse: “25 vjeç dhe single. Si dukesh në të vëretë... Si të sheh familja!” dhe përmbi foto ajo ka shkruar: ““Greta Koçi jaaa... Ta kesh me jetë atë super klipin e ri se beqo na ngele!”, duke zbuluar në këtë mënyrë jo vetëm që Greta është single, por që dhe ajo si gjithë vajzat e tjera pyetet vazhdimisht nga familja se kur do i jap fund beqarisë.