Emina Cunmulaj ditën e sotme ka qenë më krenare se kurrë për bashkëshortin e saj, i cili së fundmi ka qenë pjesë e një prej revistave më prestigjioze amerikane asaj Forbes.

Forbes ka bërë një artikull që i dedikohet plotësisht Sam Nazarian, bashkëshortit të modeles shqiptare dhe punës së tij për hapjen e një rrjeti të madh hotelesh dhe biznesesh, duke u kthyer në një nga njerëzit më të pasur në Amerikë.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, modelja shqiptare është ndjerë shumë krenar për bashkëshortin e saj dhe këtë gjë e ka treguar në një postim që ka bërë në isnta story, ku përmbi foton e artikullit ka shkruar: “Bashkëshorti im Boss, jam shumë krenare për ty”



