Ditën e djeshme ka qenë dhe premiera botërore e një prej filmave më të shumë pritur nga ana e publikut dhe jo vetëm. ‘Fifty Shades Freed’ u dha dije për herë të parë në të gjitha kinematë botërore duke shënuar kështu edhe mbylljen e këtij produksioni që numëron edhe dy pjesë të tjera.

Ndërkohë që të shumtë kanë qenë ata që mezi e kanë pritur fundin e tij dhe një ndër tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila i ka habitur të gjithë me postimin e saj të fundit.

Mesa duket Bleona është dashuruar aq shumë pas këtij filmi sa që është frymëzuar që të bëjë edhe një set fotosh me tematikën e tij.

Ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur mjaft sexy vetëm me reçipeta dhe me një maskë në fytyrë që e bën atë të duket misterioze. Ndërkohë që në përshkrim të fotos ajo ka shkruar: “Ajo e donte kaq shumë misterin, saqë u bë një prej tyre. Fifty Shades of Gray, Fifty Shades Freed, Fifty Shades Darker . Koha për film.”



