Dita e djeshme ka qenë një ditë e veçantë për Princeshën Elia Zaharia pasi ajo ka festuar ditëlindjen e saj. Duke qenë se ajo nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, lajmin se Elia feston ditën e saj të lindjes e ka bërë të ditur një prej mikeshave të saj.

Ka qenë aktorja e njohur Olta Gixhari ajo që ka shpërndarë disa video nga festa që Princesha kishte organizuar duke mbledhur disa nga mikeshat e saja më të mira. Në videot e postuara nga Olta shihet Elia duke fryrë qirinjtë e tortës.

Ndërsa në sfond dëgjohen gjithë të ftuarit, të cilët i këndojnë asaj këngën e ditëlindjes dhe më pas ajo shihet duke kërcyer për disa sekonda.






