Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shkurt 2018, 19:07

Rrëfehet ish-fituesi i Big Brother: Unë i bëjë ish të dashurat mike

Një nga konkurrentët e Big Borther që fitoi simpatinë e publikut ka qenë edhe Anaid Kaloti i cili ishte dhe fituesi i edicionit të 6, qe ende vazhdon të jetë një person publik. Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij që pas fitores së BB, e madje dhe planet për të ardhmen.

Ai theksoi se Bigu i dha shumë famë dhe fal ti ka arritur shumë suksese në jetë.

“2013 viti që unë kam fituar Big Brother ka qenë vit me fat. Ka pasur ngjarje madhore. Big Brother ishte spunto e mirë në jetën time. Më ka ecur mbarë. Bigu më ka dhënë famë. Duke qenë se unë kam përfunduar gazetarinë, tashmë botoj shkrime të miat. Gjithashtu më duhet të them se mua më pëlqen jeta e natës, njerëzit më njohin falë Big Brother. Jam përfolur shpesh për lidhje me disa vajza, por ndërkohë që me disa prej atyre për të cilat jam përfolur për lidhje kam vetëm miqësi”.

Ish Konkurrenti më vonë është pyetur edhe për lidhjen që ka krijuar në Big Borther dhe nëse me ish të dashurat e tij i ruan kontaktet.

“Kam qenë i lidhur për dy vite por tashmë ka përfunduar. Unë jam tip që nuk kompleksohem nga jeta e ish të dashurave. Kur diçka mbaron për mua quhet e ezauruar dhe nuk i kthehem më. Unë besoj se shoqëria pas një marrëdhënie dashurie mund të funksionojë, Të paktën mua më ka funksionuar me disa nga ish të dashurat e mia”.