Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shkurt 2018, 19:07

Nuk deshën ta tregonin, por ja kush po i shoqëron me pushime motrat Vjollca

Dy moderatoret e njohura Marina dhe Luana Vjollca pasi mbyllën me sukses këtë sezon televiziv njëra me emisionin ‘Shiko kush luan’ dhe tjetra me ‘C’est la vie’, ditën e djeshme bënë me dije se kishin nisur pushimet dimërore në një vend të mbushur me dëborë. Ditën e sotme dy motrat zbuluan dhe vendodhjen e tyre, por jo vetëm atë, por edhe se me kë shoqëroheshin.

Pas fotove të shumta që ato postuan me njëra-tjetrën, Marina pak  moment më parë zbuloi nëpërmjet një fotoje se ato ndodhen në Saint Moritz në Zvicër dhe nën shoqërinë e reperit të njohur Getoar Selimi.

Moderatorja ka postuar një foto ku në një palë syze dallohet ajo dhe Getoari.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse Krenar Çoçaj i dashuri i Luanës i ka shoqëruar ata në këtë udhëtim.