Tuna Sejdi ka më shumë se një vit që është tërhequr nga muzika dhe i ishte përkushtuar djalit të saj Tian, i cili erdhi në jetë vitin e kaluar. Ajo i ishte dedikuar plotësisht mëmësisë dhe familjes së saj dhe kohët e fundit madje kishte nisur dhe disa pushime të gjata në Amerikë.

Por mesa duket pushimet morën fund për këngëtaren e njohur, pasi ajo ka konfirmuar më në fund rikthimin e saj në muzikë.

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet përkrah kompozitorit të njohur Darko Dimitrov. Madje dhe kompozitori ka publikuar një foto me këngëtaren e njohur ku ka shkruar: “Miq të vjetër, muzikë e re” duke treguar në këtë mënyrë se shumë shpejt Tuna do të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor.




