Ledri Vula shumë herë e ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me nënë e tij Geradina e cila është kthyer në një personazh në vendin tonë, e kjo për shkak të djalit të saj, i cili përveç se një nga reperët më të suksesshëm është edhe një nga meshkujt më të lakmuar nga ana e femrave.

Së fundmi Geraldina ka bërë një postim ku ka zbuluar një sekret, që me shumë siguri do bëjë xheloze gjithë fanset e këngëtarit.

Ajo ka publikuar një foto në të cilën ka shkruar: “Kur dy meshkuj kanë një flirt” dhe në foto shihet Ledri dhe producenti Arbër Gjikolli duke puthur një qenush, që me shumë siguri është i Geraldinës.

Kjo foto ka marrë shumë reagime nga ana e fansave e sidomos të vajzave.




