Fjorentina Halili edhe pse ka shumë muaj që ka përfunduar lojën e saj në Big Borther, ajo vazhdon ende të jetë në vëmendje të mediave pasi jeta e saj, e sidomos pas ndarjes nga Olsi një tjetër konkurrent, përbën gjithmonë interes për publikun.

Ndërkohë së fundmi po përflitet shumë se ish i dashuri i saj Olsi është në një lidhje të re dhe madje dyshohet se është në lidhje me ish konkurrenten tjetër Xheni. Por mesa duket jo vetëm Olsi e ka hedhur pa krahëve historinë me ish banoren, por edhe Fjorentina e cila i ka habitur të gjithë me foton që ka postuar në InstaStory.

Ish-konkurrentja ka postuar para pak minutash një foto ku shihet e kapur për duarsh me një mashkull dhe në përshkrim të saj ka vendosur emojin e një çifti të shoqëruar me një zemër.

Mesa duket ajo në këtë mënyrë po konfirmon lidhjen e saj të re, duke mos zbuluar kështu identitetin e personit në foto.




