Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shkurt 2018, 17:05

Pas ndarjes Françeska provokon me foton ‘hot’, por vëmendjen ja merr Enca me Zaiminën

Françeska është padyshim një nga vajzat që me format e saj  joshëse di si të tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe të kthehet epiqendra e lajmeve. Bukuroshja së fundmi ka qenë shumë e përfolur për ndarjen e saj nga i dashuri biznesmen, por mesa duket tani që ajo është përsëri një vajzë beqare, ka vendosur të provokojë paksa ndjekësit e saj me fotot ‘hot’.

Ajo së fundmi ka postuar një foto ku shfaqet shumë më joshëse se herët e tjera, ku modelja ka ekspozuar gjoksin e saj dhe përveç fotos vëmendjen ka marrë edhe përshkrimi që ka bërë në të.

“Më shiko në sy zemër”, ka shkruar ajo, por ajo që nuk pritej ishin komentet e dy mikeshave të saj këngëtares Encës dhe Zaiminës, komente këto që kanë marr gjithë vëmendjen nga fotoja.

Enca komenton disa emoji me sy duke treguar se po e sheh në sy ndërsa Zaimina i shkruan: "Ok" edhe pse me këtë foto do të ishte e vështirë që të përqendrohesh tek sytë e saj.