Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shkurt 2018, 16:04

Olsi dhe Xheni konfirmojnë lidhjen? Flasin më në fund dy ish-banorët e BB

Dy ish konkurrentët e Big Brother 9 Xheni dhe Olsi kanë qenë ditët  e fundit në vëmendje të mediave online sepse të shumtë kanë qenë ata që kanë aluduar se dyshja është në një lidhje. Që kur Xheni u kthye nga Italia, ajo dhe Olsi kanë qenë të pandarë dhe janë parë pothuajse çdo ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ka mjaftuar kjo që fansat por jo vetëm, të fillojnë të flasin dhe të thonë se tashmë dy ish banorët e kanë lënë pas historinë me Fjorentinën dhe Benardin dhe po përjetojnë një histori dashurie.

Ditën e sotme të dy kanë qenë në një komunikim ‘live’ me ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin nëse ata janë apo jo çift.

Të dy banorët kanë qeshur nga kjo pyetje dhe ka qenë Xheni ajo që ka kthyer përgjigje duke thënë: “ Unë jo ndërsa Olsi po”, një përgjigje kjo jo shumë bindëse për fansat e tyre. Megjithatë se çfarë po ndodh vërtetë mes dyshes vetëm koha do ta zbulojë.