Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shkurt 2018, 16:04

Big Mama nuk ndalet! Këngëtarja kryen ndërhyrjen e radhës dhe ja rezultati

Big Mama kohët e fundit ka qenë një nga këngëtaret që shpesh herë është përfolur për shkak të ndryshimit drastik që pësoi në pamjen e saj. Ajo siç ka deklaruar dhe vetë i ishte nënshtruar një operacionin për zvogëlimin e stomakut me anë të të cilit ajo humbi shumë kilogram, duke i habitur të gjithë me ndryshimin e papritur që pësoi.

Ajo në shumë intervista e ka pranuar hapur ndërhyrjen e saj dhe është shprehur madje dhe shumë pro operacioneve të tjera që kanë të bëjnë me rimodelimin e fytyrës ose trupit. Por së fundmi duket se Bigu ka kryer një operacion, i cili në fakt nuk ka të bëjë me trupin por me shikimin e saj.

Ajo ka bërë një ndërhyrje në sy për të përmirësuar shikimin e saj dhe siç ka treguar edhe vetë këngëtarja nga Shkupi nëpërmjet një postimi, tani shikon më mirë se me syzet optike.

“Para një jave operova sytë, rezultati i shkëlqyer pa dhimbje dhe po shoh shumë mirë se me syze”- ka thënë këngëtarja ndërkohë që ka falenderuar stafin mjekësor i cili mori përsipër kryerjen e ndërhyrjes.