Lori dhe Sara Hoxha së bashku me Ledion Liçon duket se sa herë që gjejnë pak kohë të lirë, largohen nga rrëmuja e qytetit dhe vizitojnë vende të ndryshme së bashku. Edhe pse çifti Sara dhe Ledion shpesh herë tregohen të rezervuar dhe nuk tregojnë moment nga udhëtimet e tyre, Lori Hoxha ndryshe nga ata shumë herë shkrep foto dhe regjistron video të momenteve të ndryshme, që më pasi i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këtë gjë ka bërë dhe këtë herë ku ndërsa ka filmuar Sarën dhe Ledion i ka kërkuar motrës së saj që të bëj disa poza më provokuese.

“Sara bëj pak një gjë më të ekzagjeruar”, i thotë Lori, Sarës.

Ndërsa çifti vendoset në siklet me shumë sportivitet dhe me shaka ata marrin parasysh këshillat e Lorit.

“Fiks ashtu, edhe pak ndryshe”, dëgjohet të thotë Lori në video.
Ndërkohë Sara puth Ledionin, ndërsa përkulet paksa për tu dukur më seksi.

Në këtë moment çifti fillon e qesh, ndërsa Ledioni duket se u vu pak në siklet.





