Ronela Hajati është një nga këngëtaret që gjithmonë përbën interes për publikun shqiptar dhe të gjithë janë kurioz që të mësojnë diçka më shumë, si për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Siç dihet këngëtarja është një nga artistet më të guximshme dhe të drejtpërdrejta, që në çdo dalje të saj tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me disa foto që ka postuar në instastory, ku shfaqet më ndryshe se çdo herë tjetër.

Ajo ka postuar një set fotografik të disa viteve më parë, kur Ronela ishte shumë e vogël dhe nuk ishte kaq e njohur për publikun shqiptar saç është sot.

Në këto foto ajo shfaqet e veshur nuse dhe dallohet qartë që ka qenë disa kilogram më pak dhe këtë gjë e ka pranuar dhe vetë. Përmbi foto ajo ka shkruar: ““Dy kile dhe e çmendur”, duke treguar kështu se dhe në atë moshë ka qenë vajza rebele që është sot.




