Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shkurt 2018, 13:01

Lorik Cana shpërthen në lot në emision siç nuk e kishim parë kurrë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show Magazine’ ka qenë i ftuar ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana i cili në një moment gjatë mbrëmjes nuk ka mundur dot të mbaj lotët dhe  kjo për shkak të një surprize që i erdhi si e papritur.

Bëhet fjalë për ish luftëtarin e UÇK-së Lekë Debruna, i cili e habiti Canën dhe publikun me tatuazhin që kishte bërë në këmbë, ku shfaqësh ish-kapiteni duke rrëzuar një tifozë serbë i cili donte të godiste lojtarët shqiptar në ndeshjen shumë të njohur mes Serbisë dhe Shqipërisë para disa vitesh.

“Jo se kam zgjedhur Lorikun, por kam zgjedhur aktin që u bë, sepse na injoruan shumë asokohe... [Tatuazhi] do të thotë se injorancës i erdhi fundi, e kemi vënë përposhtë!”-u shpreh Dobruna.

Ndërsa Loriku duke mos i mbajtur lotët tha se ai veprim ishte shumë spontan ndër të tjera ai shtoi se: “Sigurisht që aktet tona me aktet që kanë bërë Leka me luftëtarët e tjerë dhe dëshmorët nuk kanë asnjë lloj krahasimi në lidhje me kontributin dhe guximin e tyre. Ai mund të ketë qenë krenar me aktin, kurse unë jam krenar me atë që ky njeri përfaqëson.”