Një nga konkurrentet që tërhoqi më shumë vëmendjen në edicionin e kaluar të ‘Big Brother’ ishte edhe Fjorentina Halili, e cila së bashku me Olsin ishin dhe një nga çiftet finaliste. Edhe pas daljes nga spektakli ata vazhduar të jenë përherë e më shumë në vëmendje të mediave dhe sidomos kur i dhanë fund lidhjes së tyre.

Megjithatë duket se Fjorentina është e gatshme që eksperiencën që përjetoi në Big Brother ta përsëris dhe këtë herë jashtë kufijve shqiptar.

Ish banorja i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me një postim që ka bërë në insta story, ku ka treguar publikisht se mendon që të marri pjesë në 'Grande Fratello' që do të zhvillohet në Itali.

Fjorentina ka postuar një foto ku shfqet faqja zyrtare e Grande Fratellos që ka lajmëruar se janë hapur audicionet për sezonin e ri. Përmbi foto ajo ka shkruar: “ Do shkojë dhe unë për të dytën herë , por kësaj here në Itali”.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ish-konkurrentja po e mendon seriozisht pjesëmarrjen e saj dhe gjithashtu nuk dihet nëse diçka e tillë është e lejueshme, që një konkurrent që ka marrë pjesë një herë në këtë format ndërkombëtar ta riprovojë.




