Çdo ditë e më shumë këngëtari i njohur Stresi na surprizon me ndryshimin e madh që ka bërë pas fejesës së tij me vajzën e quajtur Kejsi. Ai përherë e më shumë na tregon se i ka lënë pas kohët kur ishte një djalë i keq dhe tashmë i është përkushtuar familjes që po ndërton me të fejuarën e tij, me të cilën ka lajmëruar se shumë shpejt do të martohet.

Ditën e sotme reperi i njohur na ka treguar se sa e rëndësishme është gruaja në familje, e madje ka shfaqur edhe talentin që Kejsi ka në gatim.

Ai ka shpërndarë një foto ku shihet një tavolinë shumë e kuruar dhe e mbushur me ushqime të shijshme, që janë përgatitur nga dora e partneres së tij.

Përmbi foto ai ka shkruar: ‘Mos të lëntë zoti pa gru’.



