Nga Shqipëria / E Hënë 14 Gusht 2023, 12:12

Lorenc Hasrama prezanton për herë të parë të dashurën

Lorenc Hasrama ka treguar prej kohësh se është i lidhur dhe shumë i lumtur. E pas kësaj deklarate ka ardhur dhe koha ta prezantojë me publikun vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Këngëtari ka postuar një foto me vajzën në fjalë duke i treguar portretin, por jo emrin. Dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Në një intervistë, Lorenc bëri edhe një deklaratë shumë romantike.

“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time.”-tha ai.