Pas publikimit të filmit "Barbie", shumë njerëz janë fiksuar për t'i ngjarë sa më shumë kukullës së famshme. Tashmë Barbie Botox është një valë e re e bukurisë që përfshinë trajtimin kozmetik për të ndryshuar pamjen e qafës dhe shpatullave.
Botoksi vihet në pjesën e sipërme të shpinës dhe qafës. Me injektimin e neuromodulatorit në zonat e caktuara, krijohet një pamje e qafës më të hollë dhe më të gjatë.
Kjo procedure i bën edhe shpatullat të duken më të skalitura, duke imituar pothuajse një kukull. Anët pozitive të këtij trajtimi janë se ulë spazmat, lehtëson tensionin dhe ndihmon në uljen e dhimbjes.
Ndërsa anët negative të tij janë dhimbja që të kaplon, dobësia e trupit dhe vështirësia në ngritjen e shpatullave.