Këngëtari i njohur shqiptar ka qenë ditën e sotme shumë i përfolur nga mediat pasi është zbuluar se ai është nën hetimin e prokurorisë. Këtë gjë e ka bërë të ditur prokurori Atdhe Dema i cili nuk ka zbuluar arsyet e këtij hetimi.

"Po ky person është nënhetime, jam në seancë dhe nuk mundem të flas më tepër", ka thënë prokurori Dema.

Sipas portalit ‘Kosovarja’ Blero Muharremaj ka qenë javën e kaluar në prokurori por kur është pyetur për arsyet se përse ai po hetohet, këngëtari ka thënë thjesht ‘Nuk komentoj për këtë gjë’.

Ndërkohë bëhet e ditur se Blero para dy vitesh është marrë në pyetje nga policia pasi është kapur me armë pa leje, por nuk dihet ende se kush janë arsyet e vërteta.




