Nga Shqipëria / E Diel 13 Gusht 2023, 15:03

U akuzua se ka porositur djegien e Ferrarit të Noizy-t, reagon Cllevio

Ditën e sotme u raportua se është djegur makina Ferrari e reperit Noizy, ku thuhet se ka qenë me porosi të Cllevios.

Pas kësaj Cllevio ka dalë në live në Tik Tok ku thotë: ‘No Ferrari, no Ferrari, Maybach RIP”.

Ai ka treguar se është djegur tjetër makinë dhe jo Ferrari.

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10, në lagjen numër 1, e njohur si zona e Currilave. Në njoftimin e policisë u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Seit Konti dhe një i mitur 17-vjeçar. Njëri prej autorëve madje duket që largohet me vrap hipur në një biçikletë.

Nga hetimi doli më pas se pronar ishte babai i Noizyt dhe makina në fakt ishte e vetë Noizy-t. Siar Konti ka thënë se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi 6 mijë euro.

“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”.

Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit.