Beniada Nishani do t'i futet muzikës. Ish-banorja e BBV ka bërë të ditur se ka nisur punën për projektin e saj muzikor. Beniada është shfaqur në një studio muzikore në Kosovë dhe ka zbuluar se kënga do vijë në bashkëpunim.
Beniada po bashkëpunon me këngëtaren Arinda Gjoni.
Kujtojmë se modelja e ka zbuluar më parë se do i futet edhe botës së muzikës.
“Kam një projekt muzikor shumë të bukur, ju e dini që Beni vdes për muzikën, nuk jam kengetare, por do mundohem t’ju buzëqesh,” ka thënë ajo kohë më parë.