Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shkurt 2018, 19:07

Nuk kishte ndodhur më parë: Rudina Magjistari ngelet pa fjalë nga surpriza e rrallë

Në emisionin e përditshëm në Tv Klan 'Rudina' gjithmonë të ftuarit marrin surpriza të ndryshme nga moderatorja e emisionit dhe të shumtë kanë qenë ata që në atë studio kanë derdhur lot nga emocionet e ndryshme që ky program u ka falur, por për herë të parë ajo që është surprizuar dhe ka ngelur pa fjalë ‘live’ në emision ka qenë vetë moderatorja Rudina Magjistari.

Së bashku me stafin e programit të pasdites, kantautori i njohur Gjergj Leka, i ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të rrëfyer projektet e tij të reja, në fakt kishte sjellë me vete edhe një surprizë të pazakontë për mikeshën e tij të vjetër.

Ai  i kishte dedikuar Rudinës një këngë dhe një videoklip, ku kishte përfshirë familjen dhe stafin e saj.

"Meqë jemi tek surprizat që më ke bërë ti. Sot isha nga vjehrra ime dhe më pyeti nëse mund të përgatiste një byrek për ty. Por, kjo nuk është dhuratë. Ti mendon se një kokë si e imja do linte pa të bërë një surprizë ty? U bë tre herë që më surprizon. Një tip si unë ç’dhuratë mund ti bëjë Rudina Magjistarit që i ka të gjitha? Por unë mendoj se ti një gjë nuk ke marrë në jetën tënde dhe është shumë vështirë ta marrësh. Dhurata ime për ty është ajo që jeton më gjatë, unë të kam shkruar një këngë", u shpreh Gjergj Leka.

Rudina ka mbetur e shokuar nga kjo dhuratë, pasi nuk e priste dhe pasi ka parë klipin që Gjergj Leka kishe përgatitur është shprehur shumë e emocionuar që kjo ishte një nga dhuratat më të bukura që ka marrë në jetë.