Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Gusht 2023, 14:02

E trishtë/ Ndërron jetë aktorja e njohur

Aktorja e njohur në filmat “Rolling Thunder” dhe “Drowning Pool”, Linda Haynes ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Karolinën e Jugut.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar djali i saj, Greg Sylvander.

“Si fëmijë i vetëm, i kam pasur frikë këto kohë gjatë gjithë jetës sime. E gjej paqen duke ditur që nëna ime kishte jetën më të bukur këto vitet e fundit së bashku me mua dhe nipërit e saj, Courtney Sylvander. Do të na mungosh pa masë mami”, ka shkruar ai.

Haynes luajti disa role në filma të ndryshëm si, “Blaxploitation” të vitit 1973 “Coffy”, “Mulligan” të vitit 1974, “The Nickel Ride” dhe në “The Drowning Pool” me aktorin Paul Newman. ”

Pas viteve ’70 dhe ’80, Haynes hoqi dorë nga aktrimi dhe vazhdoi të punonte si sekretare.