Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Gusht 2023, 09:09

Blero harron Afronën, tregon sa të lumtur e bën e dashura e re: Ajo më përmbush

I ftuar në emisionin “Era Verë”, Blero ka folur për herë të parë për lidhjen e re. Blero konfirmoi se është në një lidhje teksa partneren e ka shfaqur disa herë në Instagram, edhe pse duke mos ia zbuluar identitetin.

Këngëtari tregoi se e respekton vendimin e saj për të mos u bërë personazh publik dhe pranoi se është shumë i lumtur dhe i përmbushur.

"Po ja kaloj më së miri në botë. Jam shumë i lumtur. S'po dua të flas shumë për të dashurën time, por jam duke e jetuar jetën me plot energji, me plot dashuri. Ajo nuk është person publik, do privatësi dhe ja respektoj derisa të vendosë të dalë në publik. Ajo më përmbush", tha ai.