Këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe italiani Fabrizio Moro ditën e djeshme kishin performancën e tyre të parë në Sanremo me këngën ‘Non mi avete fato niente’ , por menjëherë pasi ata kënduan gjithë mediat italiane por edhe ato shqiptare kanë nxituar të flasin për një përjashtim të mundshëm të Ermalit dhe Fabrizios nga gara.

Gjithë kjo pasi dy këngëtarët akuzohen se kanë kopjuar refrenin e këngës ‘Silenzio’ e kënduar nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali në vitin 2016 po në Sanremo.

Por ditën e sotme çdo gjë është sqaruar dhe është marr një vendim përsa i përket fatit të dy këngëtarëve.

Duke qenë se të dyja këngët kanë të njëjtin autor nuk mund të quhet vjedhje madje as plagjaturë. Vet RAI sqaron se në rregullat e festivalit i lejohet çdo kompozitori deri në masën 30% të risjell një krijim të tijin, ashtu siç ka ndodhur me këngën "Non mi avete fatto niente".

Madje për fatin e këngës ata janë shprehur se dy këngëtarët do të vijojnë garën dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim. Ermal Meta dhe Fabrizio janë dy nga pretendentët për fitore të këtij viti, që në qoftë se triumfojnë do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion.


