Nga Shqipëria / E Premte 11 Gusht 2023, 09:09

Gjendet i pajetë në breg të detit 39-vjeçari në Durrës

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit të Durrësit.

Policia thotë se është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ai ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Top Channel