
Sa prej kontakteve në telefonin tënd i shërbejnë një qëllimi të rëndësishëm që ke?
Je në kërkim të njohjeve të reja, miqve, bashëpunëtorëve të rinj?
Asnjë ide me vlerë nuk mund të realizohet vetëm. Është shumë e rëndësishme të jesh në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur. Por jo gjithmonë duhet të kesh një ide gati. Mjafton të ndjesh nevojën për të ndryshuar dhe për të qenë pjesë e një realiteti më dinamik.
Nëse jeta jote është bërë e mërzitshme, nëse nuk po e duron dot më rutinën dhe ke nevojë për një përvojë të re, e cila do të rikthejë sërish ngjyrat në jetën tënde, eja në trajnimin e Valbonës. Vendet e shumta që do të vizitojmë, lojërat dhe argëtimet, njerëzit që do të takosh, meditimet, trajnimet, e gjithë përvoja shumëdimensionale do të jetë një mundësi e artë për ty që të ringrihesh dhe t’i tregosh vetes edhe njëherë se ti mundesh.
Të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur, do të thotë të jesh në Valbonë në datat 18 - 20 gusht.
KLIKO & REZERVO TANI