
Filmi Barbie ka kaluar 1 miliardë dollarë në shitjet globale të biletave, por disa vende e kanë ndaluar atë.
Në Liban, sipas Reuters, filmi është akuzuar për “promovim të homoseksualitetit”.
Ministri Mohammad Mortada, i cili mbështetet nga partia e fuqishme politike dhe grupi militant Hezbollah, tha se filmi u zbulua se “promovon homoseksualitetin dhe transformimin seksual” dhe “kundërshton vlerat e besimit dhe moralit”, pasi zvogëlon “rëndësinë e njësisë familjare”. Për shkak të deklaratave të Mortada-s, ministri i brendshëm i Libanit, Bassam Mawlawi, i ka kërkuar komitetit të censurës së Sigurisë së Përgjithshme që të shqyrtojë filmin dhe të japë rekomandimin e tij.
Libani ishte vendi i parë arab që pati një javë krenarie homoseksuale në 2017, por kohët e fundit, ka pasur goditje më të rrepta kundër komuniteteve LGBTQ+ dhe të drejtave të tyre.
Filmi nuk do të ketë një premierë as në Kuvajt për të mbrojtur “etikën publike dhe traditat sociale”, raportoi Reuters. Lafi Al-Subaie, kryetar i komitetit të censurës së filmit në Kuvajt, ka akuzuar “Barbie” për “bartje të ideve që inkurajojnë sjellje të papranueshme dhe shtrembërojnë vlerat e shoqërisë”.