Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shkurt 2018, 17:05

Pas Albit, tani edhe Noizy-n e quan e dashura vëlla?

Kohët e fundit është përfolur gjatë për reperin e njohur Noizy dhe këngëtaren më të re të labelit OTR Naomi, për të cilën shumë media deklarua se ajo dhe Noizy janë në një lidhje.

Por pavarësisht afrimitetit që dyshja ka treguar në fotot e postuara, duket se të gjithëve na ka shpëtuar një detaj, i cili vërteton se mes tyre nuk ka asgjë.

Në çdo foto që këngëtarja e re Naomi Lareine  ka hedhur me reperin, në përshkrim të saj ka shkruar gjithmonë “Vëllai im i madh”, Vëllai”, 'vëllai im' etj, gjë që tregon se mes tyre ka një marrëdhënie të fortë miqësie dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë Noizy vetëm mbrëmë publikoi klipin e këngës së parë që Naomi ka bërë në labelin OTR./ Burimi: Gazeta Express