Nga Shqipëria / E Enjte 10 Gusht 2023, 15:03

Bora dhe Semi nuk janë më shoqe? Ky veprim tregon shumë

Së fundmi është aluduar se Bora Zemani dhe Semi Jaupaj nuk janë më shoqe të ngushta si dikur. Dyshimet e ndjekësve në rrjet kanë qenë pasi vajzat nuk kanë publikuar më foto me njëra-tjetrën dhe daljet e tyre kanë qenë të rralla. 

Megjithatë këtyre thashethemeve duket se i ka dhënë fund Semi, e cila me veprimin e saj ka treguar shumë. 

“Lule Bora”- ka komentuar Semi në faqen e Digitalb ku Bora është imazh duke treguar kështu se ato vazhdojnë të jenë mikesha.